Мојот советник

Македонски (Macedonian)Albanian-ALTurkish (Turkiye)
Одговорна, кооперативна и транспарентна локална самоуправа

Vetëqeverisja lokale përgjegjëse, kooperative dhe transparente

 

 

Titulli i Projektit:
Vetëqeverisja lokale përgjegjëse, kooperative dhe transparente

Qëllimi i Projektit:
Kontribut ndaj pjesëmarjes së zmadhuar qytetare në procesin e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal dhe përmirësimi i përgjegjësisë, sinqeritetit dhe transparencës të vetëqeverisjes lokale.

Rezultatet e pritura të Projektit janë në vijim:

  • Rritja e vetëdijes dhe përmirësimi i diturisë për mënyrën dhe mundësitë për përfshirjen e qytetarëve, organizatave qytetare, komunitetin e biznesit dhe grupeve të interesuara për proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve.
  • Rritja e vetëdijes te administrata publike në vetëqeverisjen lokale dhe anëtarët e zgjedhur të këshillave të komunave për mënyrat dhe mundësitë e pjesëmarrjes qytetare në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal si dhe për parimet e antikorrupsionit dhe transparencës.
  • Rritja e fluksit të informacioneve për punën dhe suksesin e Këshillave të Njësive të Vetëqeverisjes lokale ndërmjet qytetarëve/zgjedhësve.
  • Kanal i krijuar për komunikim të dyanshëm ndërmjet palëve të interesuara në procesin e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal.

Grupe qëllimore dhe shfrytëzues të Projektit janë gjashtë Njësi të vetëqeverisjes lokale, ku shfrytëzues të drejtpërdrejtë janë qytetarët e tyre.

Projekti do të zbatohet në Gostivar, Debarcë, Kriva Pallankë, Mogillë, Osllomej dhe Shtip, në periudhën prej shkurt 2010 deri në janar të vitit 2011.