Мојот советник

Македонски (Macedonian)Albanian-ALTurkish (Turkiye)

Ky Doracak është i përpunuar me qëllim të lehtëson punën dhe procesin e përgatitjes së procesverbaleve nga seancat e mbajtura të Këshillave të NJVL.

Procesverbali paraqet dokument zyrtar i cili bazohet në fakte dhe dokumente dhe i përmban të dhënat themelore për punën e seancave, propozimet të cilat janë parashtruar, konkludimet e miratuara dhe vendimettë cilat janë sjell lidhur me çështjet nga rendi i ditës.

Kualitetin dhe vëllimin e informatave të cilat janë pjesë nga procesverbali duhet të sigurojnë pasqyrë të tërësishme për punën e seancave të Këshillit të NJVL. Ky doracak është mjet për realizimin e kompetencave ligjore të NJVL që të informon qytetarët për punën e vet me të cilën zmadhohet transparenca dhe përgjegjësia e NJVL-ve, dhe vendosje të kanalit të dyanshëm për komunikim me opinionin.

Doracaku, i cili është i përgatitur në bashkëpunim me Bashkësinë e Njësive për Vetëqeverisje Lokale (BNJVL), ka për qëllim të prezanton standardet për udhëheqje të procesverbaleve nga seancat e këshillave të NJVL dhe me këtë të kontribuon në unifikimin e procesverbaleve në nivel të të gjitha NJVL në Republikën e Maqedonisë. Doracaku fokusohet në standardet vijuese:

1. Evidencë e prezencës në seanca;

2. Evidencë e paraqitjevetë folësve;

3. Evidencë e rezultateve nga votimi.

Doracaku përbëhet nga shembuj praktik që gjenden në procesverbalet e analizuara nga seancat e mbajtura të këshillave të NJVL, si dhe nga sqarimet dhe rekomandimet për mënyrën e udhëheqjes së procesverbaleve nga seancat e këshillave të NJVL.

 

Doracak për përdorimin e standardeve për udhëheqjen e procesverbalit nga seancat e Këshillit të Njësive të vetëqeverisjes lokale