Мојот советник

Македонски (Macedonian)Albanian-ALTurkish (Turkiye)
Udhëzues për pjesëmarrje qytetare në krijimin e politikave dhe sjelljen e politikave në vetëqeverisjen lokale

Komuna ekziston që t’u përgjigjet interesave dhe t’ju shërbejë nevojave të qytetarëve, përkatësisht ajo ekziston për shkak të tyre.

Realizimi i së drejtës së vetëqeverisjes lokale është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Ligjin për vetëqeverisje lokale. Përfshirja e qytetarëve dhe decentralizimi janë ngushtë të lidhura.

Sipas fjalorit të dhënë në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale “Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve” është përfshirje individuale ose kolektive e banorëve të komunës në sjelljen e vendimeve për punë me rëndësi lokale në nivele të ndryshme të zgjidhjes.

Në këtë drejtim dhe në kuadër të programit të MOST-it “Vetëqeverisja lokale”, anëtarët e kësaj programe në bashkëpunim me ekspertë nga kjo fushë i zhvilluan “Udhëzuesi për pjesëmarrje qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes në vetëqeverisjen lokale”. Udhëzuesit kanë për qëllim që qytetarëve dhe administratës komunale t’ju paraqesin mundësitë për përfshirje të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave në nivel lokal.

Kultivimi i lidhjes të pashkëputshme ndërmjet qytetarëve dhe qeverisjes lokale nuk realizohet vetëm përmes zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj në nivel lokal. Kjo marrëdhënie duhet të ndërtohet dhe të kultivohet për çdo ditë.

Vetëm komunikimi i vazhdueshëm në dy drejtime mes qytetarëve dhe komunës, mund të jep vendime kualitative në nivel lokal dhe shkallë të lartë të bashkëpunimit dhe demokracisë, ndërsa me këtë edhe  përmirësimi i kualitetit të jetës së përditshme të qytetarëve.

Udhëzuesi për qytetarë, organizatave qytetare, grupeve joformale të qytetarëve dhe iniciativave qytetare, paraqet resurs që jep pasqyrë të kompetencave të vetëqeverisjes lokale, si dhe të mjeteve dhe mekanizmave institucional për pjesëmarrje qytetare dhe përfshirje në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal.

Nga ana tjetër, Udhëzuesi i dedikuar për administratën komunale, paraqet resurs që jep pasqyrë të mjeteve dhe mekanizmave institucional të cilat mund të shfrytëzohen nga ana e administratës komunale me qëllim që të përfshijnë qytetarët  në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal në kuadër të kompetencave të vetëqeverisjes lokale.

Përveç elementeve edukative, këta Udhëzues do të kontribuojnë që rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në proceset politike në nivel lokal, të kuptohet më mirë.

Udhëzuesit janë të përbërë nga shembuj praktik që pasqyrojnë lidhjen ndërmjet mekanizmave institucional për përfshirjen e qytetarëve në proceset politike në nivel lokal si dhe kompetencat e komunave të parashikuara me ligje.

 

Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale – Udhëzues për qytetarë 2011


Pjesëmarrja qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale– Udhëzues për administratë komunale 2011