Мојот советник

Македонски (Macedonian)Albanian-ALTurkish (Turkiye)
Doracak për përfaqësim

“Asnjë herë mos dysho se grup i vogël njerëzish me vëmendje të përkushtuar mund ta ndryshojë botën. Në fakt, kjo është e vetmja gjë që mundet“ - Margaret Mead

Ky Doracak për përfaqësim u dedikohet organizatave qytetare, grupeve dhe iniciativave joformale, por edhe qytetarëve me synim që të realizojnë të drejta ose interesa të caktuara, individuale ose të komunitetit, dhe të cilët nuk janë të sigurt se si ta zbatojnë gjithë procesin. Ai ka për synim të ndihmojë në dizajnim dhe zbatim të fushatave sistematike për përfaqësim.

Për këtë arsye në të mund të hasen përkufizime për atë se çfarë nënkuptohet me termin përfaqësim, por ka edhe udhëzime si të kufizohen aksionet, të cilat paraqesin përfaqësim, nga ato që nuk janë.

Më tej hollësisht janë të përshkruara hapat e përfaqësimit, të plotësuara me shembuj, që kanë për synim t’u ndihmojnë lexuesve më mirë ta kuptojnë dhe më lehtë ta aplikojnë teorinë.

 

Në Doracak një pjesë e veçantë i kushtohet proceseve të krijimit të politikave dhe miratimit të vendimeve, me shqyrtim (vështrim) të  miratimit  të ligjeve në Republikën e Maqedonisë. Në fund, me synim që t’i nxitim qytetarët dhe organizatat qytetare të marrin pjesë ndaj përdorimit të teknologjive të reja për përfaqësim të kauzave të tyre, është aluduar tema e përfaqësimit përmes mediave sociale, përkatësisht, siç quhet në gjuhën popullore përfaqësim 2.0.

Ekipi i Qendrës për përfaqësim beson se organizatat qytetare dhe qytetarët janë njohësit e vetëm të vërtetë të gjendjeve shoqërore dhe se ata janë faktori kryesor, që duhet të marrë pjesë në sjelljen e vendimeve dhe krijimin e politikave. Gjithashtu, besojmë se rezultatet më të mira realizohen me ndihmën e mësimit përmes krijimit të përvojave të përbashkëta të reja dhe shkëmbimit të praktikave të mira, me vlerësimin e kreativitetit dhe përkrahje të bashkëpunimit, me investim në qytetarë dhe në shkathtësitë e tyre, dituri dhe fuqi.

 

Qendra për përfaqësim ju pret së bashku të përfaqësojmë ndryshime!


Doracak për përfaqësim 2011