Мојот советник

Македонски (Macedonian)Albanian-ALTurkish (Turkiye)
Për projektin pdf Shtyp Email

Titulli i projektit:

“Standarde për qëndrueshmëri të Vetëqeverisjes lokale të përgjegjshme, transparente dhe bashkëpunuese”

Qëllimi i projektit:

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuon në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe qeverisje e mirë e vetëqeverisjes lokale dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për punën e këshillave të Njësive të vetëqeverisjes lokale.

Rezultatet e pritura:

1. Raport i përgatitur dhe i promovuar/ranglistë për suksesshmërinë e përdorimit të standardeve në procesin e informimit të qytetarëve për punën e Këshillave të NJVL.

2. Standarde të vendosura për transparencë dhe llogaridhënie për punën e Këshillave të NJVL.

Projekti realizohet në periudhë prej janarit 2011 deri në mars 2012 në të gjitha 85 Njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL).

Ky projekt drejtpërdrejtë i përfshin të gjitha 85 Këshillat e NJVL dhe 1379 anëtarë të Këshillave, ndërsa shfrytëzues të fundit nga i njëjti janë qytetarët e R Maqedonisë.

Projekti “Standarde për qëndrueshmëri të Vetëqeverisjes lokale të përgjegjshme, transparente dhe bashkëpunuese“ e realizon Asociacioni qytetar MOST, dhe është i financuar nga ana e Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim SDC, përmes programit CIVICA Mobilitas. E njëjta është e administruar nga ana e Qendrës për zhvillim institucional – CIRa.