Мојот советник

Македонски (Macedonian)Albanian-ALTurkish (Turkiye)
Гостивар

Për komunën e Gostivarit, Këshillin dhe anëtarët e Këshillit

Komuna e Gostivarit është njësi e vetëqeverisjes lokale në të cilën qytetarët realizojnë të drejtën e garantuar kushtetuesetë tyre në vetëqeverisjen lokale. Përgjegjësitë e saj rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Ligjipër vetëqeverisje lokale, si dhe nga ligje tjera.

Territori i komunës së Gostivarit përfshin qytetin e Gostivarit dhe fshatrat: Balin Doll, Bellovishtë, Brodec, Vrutok, Banjicëe Epërme, Jellovcë e Epërme, Gonivicë e Epërme, Debresht, Banjicë e Poshtme, Jellovcë e Poshtme, Gonivicë ePoshtme, Lumi Hekurt, Zdunje, Korita, Kunova, Llakavica, Leshnica, Turçani i Vogël, Merdita, Mitroji Kërsti, Padalishti,Peçkova, Simnica, Sërmnova, Sushica, Strajani, Raveni, Reçani, Tërnova, Tumçevishti, Kafa, Forina, Çajla dhe Çegranë.

Sipas të dhënave të BNJVL, komuna e Gostivarit ka 81.042 banorë, prej të cilëve pjesa më e madhe 66,68% janë Shqiptarë,19,59% janë Maqedon, 9,86% janë Turq, 2,76% janë Romë. Komuna e Gostivarit mbulon sipërfaqe prej 513,39km2.

Selia e komunës është në qytetin Gostivar.

Festa e Komunës është më 23 dhjetor – dita e konstituimit të këshillit të parë pluralist të Komunës së Gostivarit.

Statuti i komunës së Gostivarit përcakton: organizimin dhe funksionimin e organeve të komunës, organizimi dhe funksionimii komisioneve të këshillit, kryerja e punëve në pajtueshmëri me parimin e subsidiaritetit, mënyra e informimittë qytetarëve dhe qasje e lirë në informatat me karakter publik, rastet e përjashtimit të opinionit nga seancat e Këshillittë Komunës, mënyra dhe procedura e paraqitjes së parashtresave dhe propozimeve për punën e organeve të komunësdhe veprimi sipas tyre, mënyra e organizimit të tribunave publike, zbatimin e anketave dhe grumbullimin e propozimevenga qytetarët, mënyra e shpalljes së dispozitave të Këshillit, vetëqeverisja vendore (bashkësia urbane), mënyrae kryerjes së obligimeve nga sfera e mbrojtjes në gjendje lufte, mënyra dhe procedura për përcaktimin e stemës dhefl amurit të Komunës si dhe çështje të tjera me rëndësi për Komunën.

Me komunën udhëheq kryetari i komunës Rufi Osmani, i cili me votim të fshehtë, në zgjedhje lokale të drejtpërdrejtadhe të lira, të mbajtura me 22 mars të vitit 2009, për herë të dytë është zgjedhur në këtë funkcion. Mandati i tij është4 vjet.

Këshilli i komunës është organ përfaqësues i qytetarëve të cilin e përbëjnë 31 anëtarëve me mandat prej 4 viteve.