Мојот советник

Македонски (Macedonian)Albanian-ALTurkish (Turkiye)
Pasqyrë e furnizimeve publike të realizuara në komunën Osllomej pdf Shtyp Email

Në këtë pasqyrë janë dhënë të dhënat për realizimin e furnizimeve publike në komunën Osllomej, në periudhën 01.01.2010- 30.06.2010.

Të dhënat janë fituar nga komuna Osllomej, ndërsa janë të përfshiera në Planin për furnizime publike, i sjellur më 18.03.2010 dhe raportet për furnizimet e realizuara publike.

Në komunën Osllomej nuk ekziston formë e veçantë organizative për kryerjen e punëve lidhur me furnizimet publike, kurse furnizimet publike i realizon komisioni prej rradhëve të të punësuarve në komunë.

Në përgjithësi, në komunë praktikohen dy lloje të furnizimeve publike: procedura e hapur dhe procedura me kërkesë për mbledhje të ofertave. Kohë pas kohe praktikohen edhe furnizime, sasia e përgjithshme mujore e të cilave nuk është më e madhe se 500 euro, në kundërvlerë të denarit, pa TVSH, për të cilët nuk vlen Ligji për furnizime publike.

Për vitin 2010 është planifikuar të realizohen furnizime publike në vlerë të përgjithshme prej 50.950.000,00 denarë, ndërsa për realizimin e tyre janë siguruar gjithsej 12.950.000,00 denarë. Poashtu 40% mjetet janë siguruar nga buxheti i komunës, ndërsa 30% prej vetkontributit mujor dhe 30% nga donacione.

Në periudhën 01.01.2010- 30.06.2010, janë realizuar 7 prej gjithsej 10 furnizime publike të planifikuara gjatë vitit:


- Furnizimi publik të punëve për ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Shutovë, Komuna Osllomej, të vlerësuar prej 2.600.000,00, që është realizuar sipas kërkesës për mbledhjen e ofertave me shpallje.

Janë fituar oferta nga:

DPTTU Agro – Sellcë, Tetovë – (çmimi i ofruar pa TVSH – 2.562.901,00 den. dhe afati i dërgesës 10 ditë pune)
DGTU Bauer BG, Shkup – (çmimi i ofruar pa TVSH – 3.300.360,00 den. dhe afati i dërgesës 18 ditë pune)
Kam – Vlashi, fshati Veleshtë, Strugë – (çmimi i ofruar pa TVSH– 4.344.553,50 den. dhe pa afat të përmendur të dërgesës)

Për ofertë më të përshtatshme është zgjedhur oferta DPTTU Agro – Sellcë – Tetovë.

- Furnizimi publik të punëve për ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Tuin, Komuna Osllomej të vlerësuar prej 2.500.000,00 denarë, që është realizuar sipas kërkesës për mbledhjen e ofertave me shpalljen.

Janë fituar oferta nga:

DTTPSUU Lindi, fshati Strellcë, Komuna Osllomej – (çmimi i ofruar pa TVSH – 2.031.664,50 den.dhe pa afat të përmendur të dërgesës)
DIT Imako, Gostivar – (çmimi i ofruar pa TVSHВ – 3.992.933,00 den. dhe afati i dërgesës 18 ditë pune)
GMBH Alpine Bau – Bashkësia Shkup – (çmimi i ofruar pa TVSH – 6.036.312,47 den. dhe afati i dërgesës 10ditë pune)
DGPI Pellagonia AD Gostivar - (çmimi i ofruar pa TVSH - 4.456.291,00 den. dhe afati i dërgesës 20 ditë pune)

Për ofertë më të përshtatshme është zgjedhur oferta e DTTPSUU Lindi, fshati Strellcë, Komuna Osllomej.

 

- Furnizimi publik të punëve për ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Strellcë, Komuna Osllomej, të vlerësuar prej 2.500.000,00 denarë, që është realizuar sipas kërkesës për mbledhjen e ofertave me shpalljen.

Janë fituar oferta nga:

DTTPSUU Lindi, fshati Strellcë, Komuna Osllomejј – (çmimi i ofruar pa TVSH – 2.030.298,50 den. dhe afati i dërgesës 15 ditë pune)
DGPI Pellagonia AD Gostivar - (çmimi i ofruar pa TVSH - 2.625.496,00 den. dhe afati i dërgesës 10 ditë pune)
DIT Imako, Gostivar - (çmimi i ofruar pa TVSH - 3.182.558,00 den. dhe afati i dërgesës 16 ditë pune)
GMBH Alpine Bau – Bashkësia Shkup - (çmimi i ofruar pa TVSH - 4.406.857,82 den. dhe afati i dërgesës 10ditë pune)
DGTU Bauer BG, Shkup - (çmimi i ofruar pa TVSH - 3.200.508,00 den, dhe pa afat të përmendur të dërgesës).

Për ofertë më të përshtatshme është zgjedhur oferta e DTTPSUU Lindi, fshati Strellcë, Komuna Osllomej.

- Furnizim publik të mallërave, lëndë djegëse për automjetet zyrtare të komunës Osllomej, me vlerë prej 600.000,00 denarë që është realizuar sipas kërkesës së ofertave duke e shpallur.

Janë fituar oferta nga:
DPTU Pucko Petrol, fshati Izhishte, Makedonski Brod - (çmimi i ofrurar: Еurosuper 95 – 69.20,00 den./litër dhe Eurodizel D-Е IV – 57.70,00 den./litër)
AD Makpetrol, Shkup - (Еurosuper 95 – 70.50,00 den./litër dhe Eurodizel D-Е IV – 59.00,00 den./litër).

Për ofertë më të përshtatshme është zgjedhur DPTU Pucko Petrol, fshati Izhishte, Makedonski Brod.

- Furnizim publik të punëve për rregullimin e shtartit të lumit nëpër fshatin Cërvicë, Komuna Osllomej, me vlerësim prej 1.200.000,00 denarë, që është realizuar sipas kërkesës së ofertave duke e shpallur.

Janë fituar oferta nga:

DGTU Çeliku, fshati Cërvicë, Komuna Osllomej - (çmimi i ofruar pa TVSH - çmimi i ofrurar pa TVSH – 1.151.024,00 den. dhe afati i dërgesës prej 12 ditë pune)
DGMP Metalike – Tajmishte, Kërçovë - (çmimi i ofruar pa TVSH- 1.142.452,00 den. dhe afati i dërgesës prej 20 ditë pune)
DIT Imako, Gostivar - (çmimi i ofruar pa TVSH- 1.261.190,00 den. dhe afati i dërgesës prej 12 ditë pune)

Për ofertë më të përshtatshme është zgjedhur oferta e DGTU Çeliku, fshati Cërvivci, komuna Osllomej.

- Furnizimi publik të shërbimeve për përpunimin e planit urbanistik për fshatin Arangjel, Komuna Osllomej, me vlerësim prej 300.000,00 denarë:

Janë fituar oferta nga:
DPPPI Arhing Group, Tetovë - (çmimi i ofruar pa TVSH- 318,600,00 den)
DPPPI Enter Dizajn Dika, Tetovë - (çmimi i ofruar pa TVSH - 365,000,00 den)
DPPPI Art Projekt, Tetovë - (çmimi i ofruar pa TVSH - 413,000,00 den).

Për ofertë më të përshtatshme është zgjedhur oferta e DPPPI Arhing Group, Tetovë.

- Furnizim publik për kryerjen e mbikqyrjes profesionale për ndërtim, rekonstruktim dhe mirëmbajtja e rrugëve lokale dhe rrugëve në Komunën Osllomej, në pajtim me Programin Vjetor për rrugë për vitin 2010, që është realizuar sipas kërkesës së ofertave duke e shpallur.

Janë fituar oferta nga:
DGPUT Proark – Inxh, fshati Zajaz, komuna Zajaz- (çmimi i ofruar në lartësi prej 1,30%)
DGTSU Garonas, fshati Strellcë, Komuna Osllomej - (çmimi i ofruar në lartësi prej 1,45%)

Për ofertë më të përshtatshme është zgjedhur oferta e DGPUT Proark – Inxh, fshati Zajaz, komuna Zajaz.