Мојот советник

Македонски (Macedonian)Albanian-ALTurkish (Turkiye)
pdf Shtyp Email

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj programe është të zmadhohet pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe miratimi i vendimeve në nivel lokal, si dhe të përmirëson përgjegjësinë, transparencën dhe kooperimin e Njësive për vetëqeverisje lokale (NJVL).

Programi siguron informim të zmadhuar të qytetarëve, organizatave qytetare dhe bashkësisë afariste për pjesëmarrje në proceset e krijimit të politikave dhe miratimin e vendimeve në nivel lokal, si dhe informim të zmadhuar të administratës komunale për përparësitë nga përfshirja e qytetarëve në këto procese. Gjithashtu, programi siguron rrjedhën e informatave për punën e këshillave të NJVL deri te qytetarët, me qëllim që të rritet transparenca e proceseve të krijimit të politikave dhe miratimin e vendimeve në nivel lokal.

Këshilltari im 2: Standarde për qëndrueshmëri të vetëqeverisjes lokale të përgjegjshme, transparente dhe bashkëpunuese – Faza e dytë nga ky program është realizuar në të gjitha 85 NJVL në periudhë janar 2011 deri në mars 2012. Lëndë e vëzhgimit ishin procesverbalet e miratuara nga seancat e këshillave të mbajtur në periudhë dhjetor 2010 – dhjetor 2011, gjatë së cilës është kryer analizë e qasjes së procesverbaleve nga seancat e këshillave të NJVL deri te qytetarët dhe suksesshmëria në përdorimin e standardeve për udhëheqje të procesverbaleve nga seancat e këshillave të NJVL. Në analizë janë përpunuar të dhënat nga seancat të cilat janë dorëzuar deri në MOST të përmbyllura me 31 mars 2012. Në fund të projektit është publikuar raport në të cilin janë të përfshirë rezultatet nga vëzhgimi dhe analiza. Analiza e 982 procesverbaleve zyrtare të fituara treguan ndryshime teknike dhe thelbësore në mënyrën e përdorimit të standardeve për udhëheqje të procesverbalit nga seancat e këshillit. Për këto arsye, Asociacioni qytetar MOST në bashkëpunim me Bashkësinë e Njësive për Vetëqeverisje Lokale (BNJVL), përpunoi Doracak për përdorimin e standardeve për udhëheqjen e procesverbalit nga seancat e Këshillit të Njësive të vetëqeverisjes lokale. Ky doracak ka për qëllim të kontribuon në unifikimin e procesverbaleve në nivel të të gjitha NJVL në Republikën e Maqedonisë.




 

Këshilltari im 2: Standarde për qëndrueshmëri të Vetëqeverisjes lokale të përgjegjshme, transparente dhe kooperuese Faza e dytë nga ky program e cila realizohet në periudhën 01.01.2011 – 31.12.2011, është e fokusuar në strukturën e procesverbaleve nga seancat e mbajtura të këshillave të NJVL dhe qasja e të njëjtave deri te qytetarët. Qëllimi specifik i kësaj faze është të standardizohet modeli i përgatitjes së procesverbaleve në drejtim të evidentimit të prezencës së këshilltarëve, votimit gjatë seancave, diskutimet e këshilltarëve me qëllim të rritet transparenca e këshillave në NJVL.

Në këtë fazë nga ky program ishin të përfshirë të gjitha 85 NJVL. Aktivitetet të cilat realizohen kanë të bëjnë me: mbajtja e takimeve me NJVL me qëllim të prezantimit të projektit dhe qëllimeve, mbledhja e procesverbaleve nga seancat e mbajtura të këshillave të NJVL dhe analizimin i tyre.  Gjatë implementimit do të publikohen dy raporte, i pari për periudhën prej janar 2011 deri më qershor 2011, ndërsa i dyti për periudhën prej korrik 2011 deri më dhjetor 2011. Informimi në kohë dhe i saktë i qytetarëve zmadhon mundësinë për përfshirje më aktive në proceset e krijimit të politikave dhe miratimin e vendimeve në nivel lokal.